Mysafiri i paftuar, krokodili hyn në pishinën e shtëpisë private

Ndryshe

Mysafiri i paftuar, krokodili hyn në pishinën e shtëpisë private

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 12:23
Pamje nga video

Surprizë aspak e këndshme për banorët e një vile në Sarasota, në Florida.

Të zotët e shtëpisë ishin gati duke u zhytur në pishinë, por konstatuan se ndërkohë ajo ishte e ‘prenotuar’ nga një mysafirë aspak i zakontë, një krokodil.

Familjarët lajmëruan menjëherë policinë, përcjell gsh, të cilët me ndihmën e organizatës që merret me mbrojtjen e kafshëve, “Florida Fish and Wildlife”, mundën ta kapnin reptilin gjigant për ta transferuar në një ambient më të përshtatshëm.

“Fatmirësisht përpara se të zhyteshin sërish në pishinë të zotët e shtëpisë kontrolluan mirë nëse ajo ishte e lirë”, ka shkruar me shaka në Facebook sherifi i zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat