Fëmija mbeti vetëm për një orë e gjysmë, teksa prindërit shkuan në trena të shpejtë

Ndryshe

Fëmija mbeti vetëm për një orë e gjysmë, teksa prindërit shkuan në trena të shpejtë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 20:20
Kamerat e sigurisë kanë treguar që vogëlushja ishte lënë vetëm për një orë e gjysmë, derisa prindërit kishin shkuar të dërgonin fëmijët tjerë në trena të shpejtë

Daniel Bevis ka qenë së bashku me shoqëri në një park lojërash në Londër, kur e ka dëgjuar një fëmijë të vogël që qante në karrocë.

Burri 22-vjeça r e ka njoftuar sigurimin dhe ka kërkuar ndihmë, pasi në afërsi nuk ishte askush.

Image
Fëmija në karrocën pranë shportës së mbeturinave

Kamerat e sigurisë kanë treguar që vogëlushja ishte lënë vetëm për një orë e gjysmë, derisa prindërit kishin shkuar të dërgonin fëmijët tjerë në trena të shpejtë.

“Mbeta i tmerruar kur në karrocën pranë shportës së mbeturinave ishte një fëmijë dhe qante”, ka thënë Beviz lidhur me rastin.

Mësohet se po bëhen hetime ndaj prindërve, që rrezikojnë t’i merret kujdestaria shkaku i këtij veprimi. /Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat