Piramida më e madhe në botë nuk gjendet në Egjipt dhe askush nuk e di se kush e ka ndërtuar

Ndryshe

Piramida më e madhe në botë nuk gjendet në Egjipt dhe askush nuk e di se kush e ka ndërtuar

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 06:34
Pamje nga video

Në qytetin Pueblo në Meksikë gjendet një kodër e madhe mbi të cilën është e ndërtuar një kishë, nën të cilën fillon piramida më e madhe në botë.

Askush nuk e di se kush e ka ndërtuar këtë objekt misterioz të vjetër 2300 vite, dhe nëse ndërtuesit e saj e dinin se balta me të cilën është ndërtuar paraqet një terren pjellor për kultivimin e bimëve që piramidën sot e kanë mbuluar plotësisht.

Cortezi që në vitin 1519 kishte pushtuar qytetin e lashtë të Cholulas, nuk e kishte vërejtur piramidën, kurse banorët e asaj zone nuk e kishin zbuluar deri në vitin 1910. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat