19 vjeçari, sulmon egërsisht plakun 90 vjeçar në Manhattan

Ndryshe

19 vjeçari, sulmon egërsisht plakun 90 vjeçar në Manhattan

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 19:18
Pamje nga sulmi

90 vjeçari nga New York, Juan Llorens u rrah brutalisht në mes të ditës nga një djalë i ri, gjatë ditës së djeshme.

Sauli Nunez, 19 vjeçar u arrestua nga policia e New York-ut pasi ai goditi një plak të moshës së shtyrë i cili ishte duke ecur me ndihmës e qerres së tij, dhe këtë e dëshmojnë edhe kamerat e vendosura përreth në atë pjesë.

Nunez i cili është banor i Bronx, tani përballet me akuzat për sulm dhe për posedim të armës.

Llorens u tregoi gazetarëve se nga ky sulm iu kishte gjakosur veshi dhe kishte dëmtuar aq shumë, sa që i është dashur që ta qepte në disa vende.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për ata që i ndihmuan, mirëpo gjithashtu ka thënë se e fal djaloshin e ri për veprimin që kishte bërë, duke kërkuar që ai të lirohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat