Tragjike. 18-vjeçarja përfshihet në aksident, lind në rrugë dhe ndërron jetë

Ndryshe

Tragjike. 18-vjeçarja përfshihet në aksident, lind në rrugë dhe ndërron jetë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 21:27
Joanna Delgato

Një vajzë 18 vjeçe solli në jetë një fëmijë në rrugë, pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.

E reja me emrin Joanna Delgato nga Kerman i Kalifornisë ndërroi jetë menjëherë pasi ka lindur një vajzë në vendin e ngjarjes, shkruan “The Sun”. Fatkeqësisht, edhe bebja ndërroi jetë një ditë më pas në spital. Delgato ishte duke udhëtuar me makinën e saj tip “Honda Civil” kur ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në mes të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me një tjetër mjet.

Adriana Solorio Romeo 24 vjeçe, e cila ishte në drejtim të automjetit tjetër ka ndërruar jetë në vend. E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës në Five Points në Kaliforni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat