Së shpejti qentë në receta për 65 vjeçarët!

Ndryshe

Së shpejti qentë në receta për 65 vjeçarët!

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Kafshët kanë rol të rëndësishëm për jetën e të moshuarve sa që si pas një hulumtimi, mund të kërkohet nga mjekët që atyre t’iu përshkruhet recetë për mbajtjen e një qeni pranë tyre.

Studimi rezulton që mbajtja e një qeni në shtëpi, iu ndihmon të moshuarve të qëndrojnë aktiv në periudhën e daljes së tyre në pension.

Në këtë hulumtim u eksperimentuan pronarë të qenëve, të cilët u takojnë moshës 65 vjeçare si dhe pronarë të cilët nuk mbanin dot një kafshë shtëpiake.

Rezultatet thonë se një qen që ju mban aktiv duke ecur në këmbë, u ndihmon të moshuarve të mbajnë mend më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat