Hipnotizuesi arrin ta bind 23-vjeçaren pasi e futi në trans, se i janë rritur të pasmet dhe ishte në lidhje me Justin Bieber

Ndryshe

Hipnotizuesi arrin ta bind 23-vjeçaren pasi e futi në trans, se i janë rritur të pasmet dhe ishte në lidhje me Justin Bieber

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 09:48
Isa Steye dhe Scott Scmaren

Një grua e cila ishte skeptike rreth fuqisë së hipnozës dhe kishte dyshime, i është nënshtruar një seance katër minutëshe të Scott Scmaren, i cili ka arritur që t’ia shlyej të gjitha dilemat.

Isa Steyer 23-vjeçe që jeton dhe punon në New York, Scott ka arritur ta bën të besoj se të pasmet e saj janë rritur, dhe se kishte qenë në lidhje me pop këngëtarin Justin Bieber.

Hipnotizuesi filloi ta bind derisa ajo ishte në trans, dje se ajo do të qesh pa ndërprerë kur do ta kuptojë se çfarë kishte bërë.

Derisa Schmaren po numëronte që ta rikthente në gjendje normale, ai i tregoi asaj një fotografi të mikeshës së saj me të cilën ajo menjëherë filloi të qesh si e çmendur.

Ai menjëherë e pyeti se “çfarë është qesharake”. “Më fal, nuk është problemi të ju por tek unë”, ajo iu përgjigj duke u munduar të arsyetoj veprimin e saj.

Ai sërish e hipnotizoi dhe i tha “pasi të numëroj deri në tre do ta shohësh një telefon mobil në tavolinë pranë teje dhe në linjë do të jetë Justin Bieber”.

“Ai të ka telefonuar të tregoj se është marrëzisht i dashuruar në ju”, ka shtuar ai.

Për më shumë shikoni videon dhe do të bindeni se sa e madhe është fuqia e hipnozës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat