Pitoni pesë metra i gjatë gëlltit për së gjalli një dhi të tërë, ja sa shumë është fryrë

Ndryshe

Pitoni pesë metra i gjatë gëlltit për së gjalli një dhi të tërë, ja sa shumë është fryrë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:16
Gjarpri duke se kishte shënjestruar një dhi në këtë fshat të cilën nuk e la pa e gëlltitur, veprim ky që i kushtoi me fryrje të trupit dhe pamundësi e lëvizjes nga mbipesha

Banorët e një fshati në Indi nuk mund të ndaleshin duke qeshur, kur panë një piton gjigant të gjatë plot 5  metra duke lëvizur me vështirësi, për shkak se ishte fryrë shumë pasi kishte gëlltitur një dhi të tërë.

Turma e burrave ishte mbledhur në fshatin Baihata Chariali në pjesën verilindore të Indisë, kur panë një piton që ishte fryrë pas një “specialiteti të majmë” që e kishte ngrënë për drekë.

Gjarpri duke se kishte shënjestruar një dhi në këtë fshat të cilën nuk e la pa e gëlltitur, veprim ky që i kushtoi me fryrje të trupit dhe pamundësi e lëvizjes nga mbipesha.

Sidoqoftë, banorët e kësaj zone nuk kanë hezituar të pozojnë përkrah pitonit i cili më pas është dorëzuar tek ekipet e specializuara për kapjen e gjarpinjve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat