Vetëm në këtë vend, gjarpërinjtë vrasin çdo vit 50 mijë persona

Ndryshe

Vetëm në këtë vend, gjarpërinjtë vrasin çdo vit 50 mijë persona

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 20:44
ilustrim

“Përballja” mes njerëzve dhe gjarpërinjve, në qytete si Hyderabad dhe Bengaluru, por jo vetëm, është një gjë thuasje e zakonshme. E pavarësish përpjekjeve për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për rrezikun dhe masat që duhet të marrin, në Indi përllogaritet se në vit janë mbi 50 mijë persona që humbin jetën për shkak të pickimit nga gjarpërinjtë.

Ndonëse përballë një numri kaq të lartë vdekjesh, vëmendja ndaj gjarpërinjve mbetet e vogël. Sipas aktivistëve “konflikti” me gjarpërinjtë shkaktohet nga njerëzit.

Nga ana tjetër shumë besojnë se zgjidhja për të parandaluar fatalitetet do të ishte zhvendosja e zvarranikëve.

Por aktivistët thonë se gjapërinjtë që jetojnë pranë zonave të banuara nuk kanë parë kurrë më parë pyje dhe nëse do të zhvendoseshin, ata do të vdisnin fare pak kohë më pas.

“12 – 14 vite më parë futesha në një shtëpi në të cilën ndodhej një gjarpër dhe i bindja njerëzit aty që mjaftonte ta përzenin gjarpërin jashtë shtëpie dhe gjithçka do të ishte në rregull. Por ditët e sotme, shumë më thonë se nëse nuk e kap gjarpërin dhe ta dërgoj sa më larg të mundem, atëherë do të telefonojnë dikë tjetër”, shpjegon aktivisti dhe mbrojtësi i kafshëve të egra, Sumanth Madhav.

Sipas tij, kjo ndodh pasi ka më shumë gjarpërinj sesa persona të specializuar për shpëtimin e tyre dhe kjo nuk është diçka e mirë, pasi në vetvete fjala “shpëtim” e ka humbur kuptimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat