Nëpër rrugët e kryeqytetit me luanin mbi veturë, pronari thotë se po e dërgonte tek veterineri

Ndryshe

Nëpër rrugët e kryeqytetit me luanin mbi veturë, pronari thotë se po e dërgonte tek veterineri

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 06:44
Pamje nga video

Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një veturë, në të cilën gjendej edhe një luan po shëtitej rrugëve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet për disa pamje të marra në kryeqytetin pakistanez, Karachi.

Po sipas medieve të huaja, pasi këto pamje janë publikuar në rrjetet sociale, ka reaguar edhe ministri pakistanez, Sohail Anwar Sial, i cili ka dhënë urdhër që të merren masat e nevojshme.

Por çfarë ka bërë më së shumti përshtypje ka qenë reagimi, gjegjësisht përgjigja e pronarit në momentin që është arrestuar.

Arsyetimi i tij ka qenë se ai ishte duke e çuar luanin tek veterineri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat