E rrallë: Luani adopton të voglin e antilopës

Ndryshe

E rrallë: Luani adopton të voglin e antilopës

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 15:49
Pamje nga video

Kanë thënë se dashuria është universale. Fotografitë ku një luan kujdeset për të voglin e braktisur të antilopës, nuk shfaqin diçka tjetër.

45 vjeçari Graeme Mitchey ka zënë një moment të rrallë, ku luani shihet ta ketë adoptuar viçin e antilopës.

Grabitqari shihet në një video duke lëmuar dhe pastruar vicin dhe më pas duke e bartur atë me gjuhë.

Ai ka sqaruar se luani e ka bartur viçin deri në distancën kur nuk është parë më dhe se nuk dihet nëse është shndërruar në drekë, ose jo.

“Në fillim dukej sikur luani po e barte të voglin e vet. Por që në shikim të dytë doli se luani po bartë të sapolindurin e antilopës”, ka thënë burri që ka zënë këtë moment.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat