Shpëtohet elefanti që u keqtrajtua për më se gjysmë shekulli

Ndryshe

Shpëtohet elefanti që u keqtrajtua për më se gjysmë shekulli

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 18:30
Pamje nga video

Gajraj që për 58 vjet qëndroi i lidhur me zinxhirë, në një tempull që ndodhet në Maharashtra të Indisë, më në fund është shpëtuar.

Atë e kishin marrë si të vogël, derisa jetonte me grupin e tij në një vend të egër dhe e kanë keqtrajtuar për ta stërvitur që të shërbejë si atraksion turistik.

I lënduar, pjesërisht i verbër, këmbë me xhunga, dhëmbë të prera, i dobët fizikisht shkaku i ushqimit të dobët dhe dehidrimit, ai ishte lënë të ngordhte derisa mbahej ende i lidhur.

Pas më se gjysmë shekulli, më në fund Gajraj është shpëtuar nga ky dënim, megjithëse kurrë nuk kishte kryer ndonjë krim.

Kafsha 75-vjeçare, tani do të jetojë së bashku me elefantë të tjerë, teksa për të do të kujdesen një ekip veterinerësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat