Njihuni me adoleshentët norvegjez të cilët plot një muaj e festojnë maturën me udhëtime, ahengje, alkool e seks

Ndryshe

Njihuni me adoleshentët norvegjez të cilët plot një muaj e festojnë maturën me udhëtime, ahengje, alkool e seks

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 09:26
Pamje nga video

Çdo vit adoleshentët norvegjez, që kryejnë shkollën e mesme, festojnë plot një muaj duke organizuar ahengje, udhëtuar, pirë alkool dhe bëjnë gjëra tjera sfiduese.

“Kur shikojmë filmat krijojmë përshtypjen se ata janë të çmendur. Por, në këtu në Norvegji kemi mënyra më interesante të argëtohemi. Nuk besoj se ekziston ndonjë vend tjetër në botë që dinë të argëtohen si ne”, ka deklaruar lideri i nxënësve norvegjez.

Këtë vit maturantët i kanë dokumentuar këto ahengjet e shfrenuara në rrjetet sociale, duke krijuar përshtypjen se ata janë më të egër gjatë lojërave të tyre të pazakonta.

Festimi i njohur ndryshe si “rus” fillon në mes të muajit prill, dhe zgjat deri më 17 maj kur edhe festohet Dita Nacionale e Norvegjisë.

Maturantët mund t’i njihni menjëherë falë veshjeve të tyre kuq e kaltër, që janë pjesë e pashmangshme e festave të shfrenuara. Ata njihen në ueb-faqen zyrtare, por shumë prej tyre vendosin të njihen më shumë në ahengjet e organizuara.

Shumica e ahengjeve organizohen gjatë udhëtimeve me autobusë apo furgonë. Ata janë të prodhuar enkas për këto ahengje, ku kanë altoparlantë gjigante me një dysheme të punuar për vallëzim dhe që mund të kushtojnë deri në 350 mijë dollarë.

Në autobusët e njohur si “rusbus”, akomodohen deri nga 15 deri në 20 nxënës dhe kushton afro 116 mijë euro. Shumë ahengje organizohen brenda tyre, kurse shoferët e punësuar për transportimin e adoleshentëve janë të detyruar të ngasin deri në 20 orë pa ndërprerë.

Një nga ahengjet e sivjetme të organizuara këtë vit është zhvilluar në parkun “Kongeparken”, ku kanë marrë pjesë 13.500 adoleshentë.

Në lojërat sfiduese, këtë vit janë përfshirë bartja e ushqimit me kilometra nëpër male, si dhe seks në natyrë. 

Megjithatë pa shfrenimit njëmujor, adoleshentët shndërrohen në persona serioz dhe i “gjuhen librave” që të përgatiten për provimin pranues në fakultet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat