Grabitësi ia dha pasaportën dhe e kërcënoi me armë, punonjësja e bankës u alivanos

Ndryshe

Grabitësi ia dha pasaportën dhe e kërcënoi me armë, punonjësja e bankës u alivanos

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:17
Pamje nga video

Forcat e rendit në Moskë të Rusisë, e kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin për grabitje, të cilit i kishte mbetur pasaporta në bankë.

Dokumenti i 22-vjeçarit kishte mbetur në sportel, sepse punonjësja ishte alivanosur nga frika se ai mund të qëllonte me armë.

“Në pasaportë shkruante dua para, përndryshe i vras të gjithë. Por, unë humba ndjenjat dhe nuk di çfarë ndodhi më pas”, ka shpjeguar ajo lidhur me rastin.

Pas dy muajsh në arrati, është arritur të gjendet dhe të dërgohet para drejtësisë, nën akuzën për kërcënim me armë dhe tentim grabitje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat