Udhëtoi nëpër tunel i kapur për pjesën e jashtme të trenit

Ndryshe

Udhëtoi nëpër tunel i kapur për pjesën e jashtme të trenit

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:10
Pamje nga video

Alex Nomernoy ka realizuar një udhëtim të rrezikshëm nëpër një tunel të Moskës së Rusisë, i kapur për pjesën e jashtme të trenit.

Adoleshenti fillimisht ka qëndruar në pjesën anësore, ndërsa pas ndalesës në stacionin e parë, ai doli në pjesën e përparme ku pamje ishte shumë më ndryshe.

“Më pëlqen të udhëtoj dhe të eksploroj botën nga kënde të ndryshme, nga kulmet apo ndërtesat e larta”, ka thënë Nomernoy lidhur me rastin.

Pasi që për ata që kapen për treni parashihen dënime, ai ka shfrytëzuar rastin që të realizonte këtë udhëtim, nëpër një tunel ku mund të vërehet sa më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat