Freski verore: Si ta ndërtoni dushin për qenin në oborrin tuaj!

Ndryshe

Freski verore: Si ta ndërtoni dushin për qenin në oborrin tuaj!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 09:25
Për këtë miniprojekt ju nevojiten gyp pvc, kapëset për gypa, ventil shpërndarës, makinë shpuese dhe dara

Ky dush në oborr me siguri do t’jua lehtësojë punën, por edhe i adhuruari juaj do të kënaqet duke u larë.

Pasi të lexoni këtë tekst dhe të shikoni videon më nuk do ta lani qenin në vaskë dhe nuk do ta ndiqni me markuç (zorrë llastiku apo plastike) nëpër oborr, sepse me ndihmën e këtij dushi të thjeshtë do ta lani të adhuruarin tuaj vetëm për pak minuta.

Për këtë miniprojekt ju nevojiten gyp pvc, kapëset për gypa, ventil shpërndarës, makinë shpuese dhe dara.

Duhet të ngjitni gypat pvc siç i shihni në video, mirëpo edhe njërën pjesë ta vendosni në ventilin shpërndarës. Në gypa të cilët janë në majë shponi vrima nga të cilat do të rrjedhë uji.

Jemi të sigurt që ky dush në oborr do t’jua lehtësojë punën, por edhe i adhuruari juaj të kënaqet duke u larë.

Shikojeni në video tërë procedurën e ndërtimit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat