Arratisja e bletëve

Ndryshe

Arratisja e bletëve

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 02:05
Ilustrim

Mbi 30 mijë bletë pushtuan “One Times Square”, godinën nga ku hidhet topi i famshëm i Vitit të Ri në Nju Jork. Autoritetet thirrën për ndihmë Andrew Coté, një kujdestar bletësh i brezit të katërt të “andrewshoney.com”.

“Bletët nuk po kolonizoheshin, ato gjendeshin në një hotel të afërt. Me shumë gjasa nuk trajtoheshin mirë dhe u larguan ashtu si Luciferi, engjëlli më i bukur që braktisi parajsën, duke marrë me vete një të tretën e engjëjve të tjerë. Edhe këto bletë u larguan bashkë me mbretëreshën e tyre, për të kërkuar një shtëpi të re”, tha Andrew Cote.

Të grumbulluara më pas nëpër koshere të vogla, bletët u vendosën në parkun e afërt “Bryant”, ku gjenden dy koshere të mëdha publike bletësh, të administruara nga shoqata e bletëve të Nju Jorkut e themeluar nga Cote.

Eksperti thotë se ekziston një mendim i gabuar se bletët janë si grerëzat, por ato janë shumë të qeta dhe miqësore, e gjithashtu një pjesë e rëndësishme e jetës së njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat