Tentoi ta kapë peshkaqenin për bishti, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë kur e kafshoi në dorë

Ndryshe

Tentoi ta kapë peshkaqenin për bishti, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë kur e kafshoi në dorë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 10:04
Videoja amatore e filmuar në Karolinën e Veriut, tregon se si dy burra mundohen ta nxjerrin nga uji një peshkaqen i cili kishte ngecur në rrjetën për peshkim në plazhin Wrightsville.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një burrë i cili mundohet ta kap peshkaqenin gjigant për bishti, kafshohet në dorë pikërisht nga peshkaqeni i njëjtë të cilin gjatë gjithë kohës e ngacmon.

Videoja amatore e filmuar në Karolinën e Veriut, tregon se si dy burra mundohen ta nxjerrin nga uji një peshkaqen i cili kishte ngecur në rrjetën për peshkim në plazhin Wrightsville.

Në një moment njëri prej këtyre dy burrave shfaqet këmbëngulës dhe e kap për bishti peshkaqenin, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë kur ai iu kundërpërgjigj duke e kafshuar në dorë, kurse uji përreth menjëherë u mbush me gjak.

Për fat të mirë ai i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa lëndime të lehta trupore, derisa peshkaqeni dy metra i gjatë që kishte ngecur në rrjetë është liruar dhe më pas rikthyer në ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat