Bulizmi, i fusin djathë tek paninia; 13-vjeçari vdes nga alergjia

Ndryshe

Bulizmi, i fusin djathë tek paninia; 13-vjeçari vdes nga alergjia

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 23:03
Karanbir Cheema

Karanbir Cheema  ishte një djalë shumë i ndjeshëm. Pëlqente të ndiqte kursin e futbollit dhe karatesë, por në shkollë ra pre e bulizmit, fenomeni social që i mori jetën. Karan vdiq 13 vjeç dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në Londër.

Sipas asaj që raporton Metro.co.uk, adoleshenti frekuentonte shkollën William Perkin C dhe vuante nga një sërë alergjish. Të miturit i kishin futur djathë tek paninia, i cili i mori edhe jetën sepse ai ishte alergjik ndaj këtij ushqimi. Lajmi është treguar nga një mik i familjes, Humaira Khan.

Karan u dërgua në infermierinë e shkollës, por ilaçi i përshtatshëm nuk ishte i disponueshëm. Ai u dërgua në spital, por vdiq dy javë më vonë, i rrethuar nga familja e tij. Një djalë 13 vjeç është arrestuar në lidhje me vdekjen e Karan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat