Motrat që po shndërrohen në gur

Ndryshe

Motrat që po shndërrohen në gur

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 17:15
Dy motrat binjake, Zoe Buxton dhe Lucy Fretwell, 26 vjeçare

Dy motrat binjake, Zoe Buxton dhe Lucy Fretwell, 26 vjeçare, po ballafaqohen me një sëmundje që prek një në dy milionë persona, e që gradualisht po i shndërron në gur.

Dy irlandezet kanë një sëmundje, të quajtur FOP (fibrodysplasia ossificans progressiva) e qëë bën që muskujt të zëvendësohen me eshtra.

Ndonëse e ardhmja e tyre është e pasigurt, të dyja gratë janë të vendosura që të rrijnë pozitive dhe madje po e konsiderojnë që që të kenë fëmijë, pavarësisht rrezikut që sëmundja e tyre mund të trashëgohet.

Ato ishin diagnostifikuar me këtë sëmundje në moshën tetë vjeçare.

FOP zakonisht përkeqësohet përgjatë kohës, duke nënkuptuar që binjaket mund ta humbin lëvizshmërinë.

Për këtë sëmundje nuk ka shërim, dhe ata që vuajnë nga kjo sëmundje duhet t’i shmangin aktivitetet që mund t’iu shkaktojnë lëndime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat