Veterani 97 vjeçar përfundon shkollën e mesme

Ndryshe

Veterani 97 vjeçar përfundon shkollën e mesme

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:01
Charles Leuzzi

Një 97 vjeçar nga Filadelfia më në fund ka marrë diplomën e shkollës së mesme.

Charles Leuzzi e braktisi shkollimin dhe luftoi në Luftën e dytë Botërore.

Për heroizmin e tij, atij i janë ndarë disa medalje, duke përfshirë katër prej bronzit.

Shkolla e Filadelfisë i ka dhënë atij diplomën e nderit.

Leuzzi ka thënë se i është dashur të presë shumë kohë, mirëpo më në fund ia doli.

Kur është pyetur nëse do të vazhdojë kolegjin, ai ka thënë se mund të ndodhë edhe ajo.

“Nuk kam asgjë tjetër se çfarë të bëjë”, ka shtuar tutje, Leuzzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat