Kalimtarët filmojnë momentin kur binte shi dhe vetëm një veturë lagej

Ndryshe

Kalimtarët filmojnë momentin kur binte shi dhe vetëm një veturë lagej

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:22
Pamje nga video

Një video e pazakontë është duke qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet një fenomen që ka habitur edhe meteorologët.

Në videon e publikuar shihet duke rënë shi por vetëm mbi një veturë, edhe pse afër kësaj veture ishin të parkuara edhe dy tjera që nuk lageshin.

Videoja është filmuar nga kalimtarët e rastit të cilët kishin mbetur të habitur kur panë se shiu po lagte vetëm një veturë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar mbi 30 milionë herë. Ndërsa autori i saj, e ka pranuar se bëhet fjalë për një montazh që ka çuditur edhe meteorologët kinezë kur e panë videon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat