Kali hyri në kafene, e shërbyen sikur të ishte vizitor i zakonshëm

Ndryshe

Kali hyri në kafene, e shërbyen sikur të ishte vizitor i zakonshëm

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 15:35
Pamje nga video

William Saunders nuk e ka përzënë kalin që i hyri në kafenenë e tij në Cornwall të Anglisë, por e ka shërbyer me çipsa sikur të jetë klient.

Kafsha që humbi rrugën dhe përfundoi brenda lokalit, është ledhatuar nga të pranishmit, në mënyrë që të mos frikësohet dhe të shkaktoi ndonjë rrëmujë.

“Ishte shumë i qetë dhe i urtë, por derisa po dilte i hëngri disa lule”, ka thënë Saunders lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur kali gjigant bllokoi kafenenë me hapësirë mjaft të vogël. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat