E keni menduar ndonjëherë kuptimin që ka gjarpri në kryqin e farmacisë?

Ndryshe

E keni menduar ndonjëherë kuptimin që ka gjarpri në kryqin e farmacisë?

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 06:40
Kryqi i farmacisë

Kur kërkon për një farmaci gjëja e parë që të vjen ndërmend është ai kryqi jeshil që pulson dhe shkopi me simbolin e gjarprit. Gjithmonë na ka bërë përshtypje se përse pikërisht gjarpri është shndërruar në simbol të mjekësisë, kur të gjithë ne e dimë se kafshimi i tij është helmues dhe shpesh-herë vdekjeprues.

E megjithatë edhe ajo ka një histori më vete e cila sillet në tre variante.

Varianti i parë lidhet me teorinë “antihelmi i helmit është vetë helmi”. Nëse do merrnim një shembull: Kur pickohemi nga një akrep, të vjetrit na kanë thënë se ilaçi më i mirë është vetë helmi i tij. Ne duhet të marrim një akrep, ta fusim në një kavanoz me vaj ulliri. Ai duhet të qëndrojë disa ditë në këtë formë, dhe më pas me të duhet të lyejmë zonën ku na ka pickuar. Varianti i dytë lidhet me mitologjinë e lashtë. Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madhështor Hermes i cili ishte njeri me krah, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve.

Image
Gjarpri në kryqin e farmacisë

Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre, duhet ta kishin një shkop.

Më herët përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinjë luftarak dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar. Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperendi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjell njerëzit e vdekur përseri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.

Te grekët gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim.

Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë sherues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat