Gjeti portofolin plot me para në bankë, vlonjatit bëri një gjest që do ju habisë

Ndryshe

Gjeti portofolin plot me para në bankë, vlonjatit bëri një gjest që do ju habisë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 18:43
Ilustrim

Kur faktojmë një vepër të mirë në këtë vend ku smira dhe ambicia na ka errësuar sytë, mbushemi me shpresë se Shqipëria mund të bëhet me shqiptarë. Rasti më i fundit i një gjesti që duhet marrë shembull na edukohet nga roja i një prej kompanisë private të sigurimit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ferdinand Allushi është punonjës i kësaj kompanie në një prej bankave në qendër të qytetit dhe gjatë kohës që ka qenë në detyrë ka gjetur një portofol femre të mbushur me para. Ai është takuar me gazetarin Enrik Mehmeti të cilin e ka njoftuar për portofolin e humbur. Allushi ka vendosur ta dorëzojë portofolin dhe gjithçka kishte brenda, ndërkohë që pronarja është e lutur t’i drejtohet bankës për të faktuar pronësinë.

Këtij vendi i duhen më shumë njerëz si Ferdinandi, veprimet e ndershme na zbardhin faqen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat