Varroset çifti zviceran i gjetur pas 75 vjetësh

Ndryshe

Varroset çifti zviceran i gjetur pas 75 vjetësh

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 19:48
Çifti zviceran

Një çift zviceran që kishin humbur jetën 75 vite më parë në Alpe, sot u varrosen në një kishë në jugperëndim të vendit, raportoi televizioni zviceran SRF.

Marcellin dhe gruaja e tij Francine Dumoulin, 40 dhe 37, janë zhdukur më 15 gusht 1942 deri sa shkonin te bagëtia dhe trupat e tyre të ngrira janë gjetur pak ditë më parë në një akullnajë, e cila kishte filluar të shkrihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat