Ky vend ballkanik ndalon minifundet dhe veshjet e shkurtra në institucionet shtetërore

Ndryshe

Ky vend ballkanik ndalon minifundet dhe veshjet e shkurtra në institucionet shtetërore

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 19:04
Ilustrim

“Nëse në ditët në vijim planifikoni të vizitoni ndonjë prej institucioneve shtetërore, p.sh. Administratën e Bashkisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës, Gjykatën e Shtetit, Prokurorinë e Shtetit apo Prokurorinë kantonale, keni parasysh se çfarë do të vishni, në të kundërtën do të ktheheni mbrapsht apo do t’ju ndalohet hyrja”, shkruan portali Radiosarajevo.

“Çdo vizitor që nuk vepron në përputhje me rregulloren ose sillet në mënyrë të papërshtatshme mund të largohet menjëherë nga ambientet e institucioneve shtetërore dhe pastaj mund t’i ndalohet hyrja”, sqarohet më tej.

Në institucionet shtetërore ka rregulla të veçanta për veshje, ku më kryesorja ndalohen ato të shkurtëra.

Të punësuarit jo e jo, por as vizitorë të ndryshëm në këto institucione nuk do të lejohen të hyjnë në minifunde, pantallona të shkurtra, këmisha verore me shirita të hollë, dhe të ngjashme, sqarohet në lajm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat