Kthehet nga pushimi, e gjen “lopën” në kulm!

Ndryshe

Kthehet nga pushimi, e gjen “lopën” në kulm!

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 22:58
Logan i befasuar me “dhuratën” e pazakontë

Ally Logan ka mbetur i befasuar, kur u kthye nga pushimi dhe gjeti  objektin në formë të lopës në kulmin e shtëpisë së tij në Stirling të Skocisë.

Burri 56-vjeçar nuk e kishte idenë se prej nga ka ardhur ky objekt misterioz, që është i punuar nga materiali me fibra xhami.

“Sikur të ketë rënë nga qielli, se nuk di nga erdhi apo kush e solli. Fëmijët flisnin për një lopë në kulm sapo hymë në oborr, e unë nuk mund t’ju besoja syve kur e pashë”, ka thënë Logan lidhur me rastin.

“Së paku nuk kam nevojë që ta mjelë në çdo mëngjes”, ka thënë me humor, teksa “lopa” misterioze rrinte në kulm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat