Rrëzohet palma, vdes prezantuesja e njohur televizive

Ndryshe

Rrëzohet palma, vdes prezantuesja e njohur televizive

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 08:11
Pamje nga ngjarja

Po kthehej në shtëpi në këmbë, pas një leksioni joge, kur në anën e rrugës ku po kalonte, një palmë u rrëzua dhe e zuri poshtë.

Kalimtarët e rastit vrapuan nxitimthi drejt saj, për ta liruar nga pesha e madhe e pemës.

Por ndërhyrja e tyre rezultoi e kotë, pasi ajo kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithçka ndodhi në Mumbai të Indisë.  

Viktimë e kësaj ngjarje është Kanchan Nath, një prezantues shumë e njohur televizive në vend, shkruan noa.al.

Incidenti tragjik u shënua të enjten që lamë pas në lagjen e Chembur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat