Gruaja nga Struga shkon për plazh në Tushemisht, i ikën mendja nga ajo që gjen në rërë

Ndryshe

Gruaja nga Struga shkon për plazh në Tushemisht, i ikën mendja nga ajo që gjen në rërë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 08:52
Ilustrim

Një grua nga Strua, në shoqërinë e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj ka shkuar fundjavën që lamë pas në Pogradec, ku ka preferuar të vizitojë plazhin e Tushemishtit dhe të shijojë gjithçka që ky fshat i vogël i ofron turistëve.

Një vend që nuk ka të sharë dhe mikpritja e pogradecarëve dihet, ama gruaja nga Struga ka shqyer sytë e ka vënë duart në kokë kur ka parë se në buzë të liqenit, në rërë, ka gjetur dy bomba të pa shpërthyera.

Ajo bën me dije se të tilla bomba përdoren për të gjuajtur peshqit dhe dikush i ka harruar në breg të liqenit, por që as nuk e imagjinon dot se çfarë mund t'u kishte ndodhur fëmijëve të saj nëse do të kishin luajtur me to, apo më keq akoma, nëse do të kishin shpërthyer.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat