Veç në një në dy milionë raste mund ta kapni këtë gaforre të “kaltër si qielli”! !

Ndryshe

Veç në një në dy milionë raste mund ta kapni këtë gaforre të “kaltër si qielli”! !

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:38
Gaforrja blu

Gary Ely nga Essex i Anglisë, e ka zënë gaforren e rrallë që konsiderohet se kapet në një në dy milionë raste.

Këtë gjallesë nga të tjerat e dallon ngjyra e kaltër e cila krijohet si pasojë e një çrregullimi gjenetik.

Image
Ely me gaforren e rrallë

“Më dukej e njëjtë si të tjerat, por më vonë kuptova që ka nuancë tjetër. Desha ta ktheja në det meqë është e rrallë, por më pas vendosa ta shohin atë edhe të tjerët”, ka thënë Ely lidhur me rastin.

Gaforrja do të ekspozohet në një restorant për një muaj, ndërsa më pas do t’i dërgohet një instituti për studime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat