Një njeri zbulon se si ateizmi çoi në prishjen e martesës së tij

Ndryshe

Një njeri zbulon se si ateizmi çoi në prishjen e martesës së tij

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 19:05
Ilustrim

Një 37 vjeçar ka shpjeguar se si pikëpamjet e tij ateiste dhe besimi i gruas së tij çuan në shpartallimin e martesës së tij.

Ai tregoi se si kishin vendosur që të ndahen me gruan pasi që ajo kishte pasur abort spontan kur të dy ishin ende në shkollë.

Përderisa gruaja e tij ishte rritur në Kishën e Asamblesë së Zotit dhe çonte një jetë të devotshme, besimet e William kishin qenë ambivalente.

Ai këtë e shpjegoi në Craiglist Confessional ku shkrimtarja Helena Bala dokumenton tregimet e të huajve që ajo i ka takuar në ueb-faqen amerikane, Craigslist.

Kjo dikotomi nuk kishte qenë kurrë problem për Willliam derisa gruaja e tij ishe detyruar ta abortojë fëmijën e saj.

William tha që pas abortit spontan, njerëzit i thonin që “Zoti e dëshironte një tjetër engjëll në parajsë”, dhe se ai  e tundte kokën dhe i falenderonte por në brendi ndjehej i zemëruar dhe i tërbuar.

Ai shtonte se ideja që mund të kishte një hyjni që do t’ua merrte fëmijën e palindur nga ta ishte e neveritshme.

Dhe ishte çështje kohe kur bindjet e tyre të ndryshme filluan të ndikojnë në lidhjen e tyre.

“Ajo më tha njëherë, ‘Nuk dua të jem si një nga ato gratë që shkon në kishë pa burrin e saj’”.

Por ne vazhduam si më parë deri para Pashkëve, disa vite më parë, kur po përgatiteshim të shkojmë në kishë dhe unë fola diçka të pamatur.

Dhe ajo mu kthye: “Pse gjithmonë flet keq për Zotin?”

Dhe në atë moment u prezantova si ateist. I thashë, “Pasi që nuk besoj”.

Pas këtij rasti, William kishte tentuar t’i shmangte temat dhe bisedat e përditshme mbi religjionin dhe flisnin për pop kulturën, për TV, për fëmijë dhe vende.

Por  pavarësisht tentimeve të tij, ajo në fund i kërkoi atij divorcin.

Të dy tashmë janë ndarë, dhe gruaja e William tani është e fejuar me dikë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat