Bllokohen brenda në shtëpi, frikësohen nga merimanga gjigante

Ndryshe

Bllokohen brenda në shtëpi, frikësohen nga merimanga gjigante

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 06:25
Pamje nga video

Lauren Ansell nga Queensland i Australisë është frikësuar nga merimanga gjigante, që iu ngjit në derën e ballkonit.

Familja Ansell deshi të dilte për të ngrënë përjashta, por nuk mundën shkaku i insektit në madhësi të pjatës.

“Ishte shumë e frikshme, godisnim xhamin që ta detyronin të ikte, por ishte e kotë. U largua kur deshi vet, disa momente më vonë”, ka thënë Ansell lidhur me rastin.

Derisa ata qëndronin brenda, dikush bënte lojëra me macen duke e afruar në anën tjetër të xhamit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat