E gjithë autostrada mbushet me pica

Ndryshe

E gjithë autostrada mbushet me pica

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 08:57
Ilustrim

Kamioni që po transportonte pica nëpër Arkansas të Shteteve të Bashkuara, e ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar.

Për pasojë, ngarkesa prej njëmijë paketimeve ka rënë nga rimorkio dhe bllokoi autostradën për afro katër orë.

Sosi, djathi dhe përbërësit tjerë, kanë bërë që asfalti të jetë i rrëshqitshëm dhe nevojitej pastrim gjeneral.

Mësohet se askush nuk është lënduar nga ky aksident, ndërsa trafiku i është kthyer më pas normalitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat