Vendosi 3 dollarë bast, fitoi aq shumë sa që la pa fjalë edhe menaxherin e kazinosë!

Ndryshe

Vendosi 3 dollarë bast, fitoi aq shumë sa që la pa fjalë edhe menaxherin e kazinosë!

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 21:55
Rodolfo T., i cili ishte duke luajtur me një makinë të lojërave të fatit në “Fremont Hotel and Casino” në Las Vegas.

Një burrë nga Kalifornia ka goditur jackpot-in prej hiq më pak se 11,8 milionë dollarë duke vendosur një bast prej vetëm 3 dollarësh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për burrin e identifikuar vetëm si Rodolfo T., i cili ishte duke luajtur me një makinë të lojërave të fatit në “Fremont Hotel and Casino” në Las Vegas.

“Fremont ka dhënë mijëra jackpote gjatë gjithë historisë së saj 60-vjeçare në Las Vegas, por asnjë sikurse ky”, ka thënë Jim Sullivan, menaxher kryesor i Fremont-it, në një deklaratë.

“Ne jemi tepër të ngazëllyer për të qenë një pjesë e këtij çmimi të mrekullueshëm, duke avancuar reputacionin e Fremont si një vend ku fitojnë lojtarët”, ka shtuar më tej Sullivan.

Gjithsesi fitimi rekord për një “goditje” ende qëndron në 39.7 milionë dollarë. Ai “u godit” në vitin 2003 në “Excalibur”, sipas Las Vegas Review-Journal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat