Pamje dramatike, makina përplas 35-vjeçarin, lihet i shtrirë përtokë

Ndryshe

Pamje dramatike, makina përplas 35-vjeçarin, lihet i shtrirë përtokë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 21:16
Pamje nga ngjarja

Momente dramatike kur një makinë përplas një këmbësor duke e lënë përtokë në luftë për jetën janë publikuar sot nga mediat britanike.

Pamjet janë kapur nga kamera e një motoçiklisti dhe tregojnë çastet kur një “Mercedez” godet një burrë në Birmingham, duke ecur mbi të dhe duke u larguar më pas nga vendngjarja.

I dëmtuari është një 35-vjeçar, i cili ka mbetur me lëndime të shumta, si thyerje të kockave dhe lëndime të rënda në kokë.

Videoja nuk është publikuar e plot për shkak të pamjeve të rënda. Siç edhe mund ta shihni viktima qëndron i palëvizur në asfalt derisa kalimtarët nxitojnë për ta ndihmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat