Djali 13 vjeçar që ka madhësinë sa një 3 vjeçar

Ndryshe

Djali 13 vjeçar që ka madhësinë sa një 3 vjeçar

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:34
Ai ka lindur normal 2.7 kilogram por nuk është rritur më, kur ai mbushi 3 vjet, dhe ka mbetur vetëm 90 centimetra i gjatë e ka vetëm 12 kilogramë.

Nëna Tandy Palmes është mësuar që njerëzit t’ia ngulin sytë kur ajo del në shoping me dy djemtë e saj adoleshentë.

Djali i saj i parë 15 vjeçar, Otis është 1 metër e 80 centimetra ndërsa i dyti Angus 13 vjeçar duket shumë më i vogël.

Por ai buzëqesh gjithmonë e që rregullisht tërheq vëmendjen e kalimtarëve që ndalen e bisedojnë me të, raporton mirror.

“Ata më pyesin gjithmonë se sa vjeç është, dhe kur ju them unë se ai është 13 vjeçar, ata gjithmonë mendojnë se po them 13 muajsh”, thotë nëna e tij.

Për një adoleshent që është, ai është i madh sa një foshnje, për shkak se ka një anomali unike kromozome.

Ai ka lindur normal 2.7 kilogram por nuk është rritur më, kur ai mbushi 3 vjet, dhe ka mbetur vetëm 90 centimetra i gjatë e ka vetëm 12 kilogramë.

Por ai e madhësia e tij kanë mahnitur mjekët dhe të dashurit e tij me personalitetin e tij e guximin gjigant.

Përzierja kromozome që ka ndaluar rritjen e tij është aq e rrallë sa që mjekët kurrë nuk e kanë parë më parë dhe besojnë se kjo anomali ndodhë një në shtatë miliardë.

Ai nuk mund të ecë apo të flasë, dhe shpesh e dëmton veten nga zhgënjimi kur nuk është në gjendje të komunikojë.

Ai ka kryer mbi 40 operacione, e merr 250 doza medikamente për një javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat