Vjet u vodhën 360 mijë mace në Britani, vazhdon rritja e vjedhjeve të tyre

Ndryshe

Vjet u vodhën 360 mijë mace në Britani, vazhdon rritja e vjedhjeve të tyre

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 16:34
Ilustrim

Vjedhja e maceve në Britani të Madhe është rritur për 40 për qind në dy vitet e fundit, thuhet në një hulumtim.

Sipas hulumtimve të Direct Line Pet, vetëm gjatë një viti janë vjedhur 360 mijë mace në Britani. Listës së maceve të vjedhura i prin ajo e llojit Bengali, pastaj ato të zakonshmet.

Rritje të vjedhjes kanë shënuar edhe te lloji rus dhe rastet më shpesh kanë ndodhur në Londër, Kent e West Yorkshire.

Vetëm 18 për qind e maceve të vjedhura janë gjetur nga policia. Vitin e kaluar 261 mace ishin raportuar të zhdukura në polici.

Policia ka njoftuar se vjet janë raportuar 48 vjedhje në Londër, 26 në Kent dhe 24 në West Yorkshire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat