Në kërkim të personit që i ka humbur proteza e dhëmbëve

Ndryshe

Në kërkim të personit që i ka humbur proteza e dhëmbëve

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:36
Proteza e humbur e dhëmbëve

Lois Slocombe ka qenë duke shëtitur në Linkolnshire të Anglisë, kur ka parë në trungun e një peme, qesen në të cilën ndodhej një protezë e dhëmbëve.

Ajo i ka bërë një fotografi njoftimit, përmes së cilit kërkohet të njoftohet pronari tyre dhe e ka hedhur në internet.

Image
Proteza e humbur e dhëmbëve

“A i keni humbur dhëmbët” është shënimi i cili ka bërë xhiro në rrjetin social, duke u shpërndarë shumë herë, ndërsa nuk mungojnë as mahitë.

“Janë sikurse këpuca e humbur e Hirushes, duhet shkuar derë më derë derisa gjendet pronari i vërtetë”, është një nga komentet e shumta.

Të tjerë iu kanë bërë tag shokëve të tyre, duke i ngacmuar nëse iu kanë rënë atyre këta dhëmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat