Gara në krijimin e tymit më të mira nga cigarja elektrike

Ndryshe

Gara në krijimin e tymit më të mira nga cigarja elektrike

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:47
Pamje nga video

Entuziastët e tymosjes së cigareve elektrike, po mblidhen në klube të ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në garën për tymin më të mirë.

Tashmë, kjo nuk është vetëm një lojë e thjeshtë mes miqsh, por aktivitet garues me ekipe, sponsorë dhe çmime sikurse sportet e zakonshme.

Fituesi është ai që nxjerrë tymin më të gjatë, të dendur dhe me pamje të këndshme.

Garuesit qëndrojnë të kapur për shpine dhe nxjerrin tym aq sa munden, pranë një tabele ku është i shënuar metri, teksa janë para jurisë dhe të pranishmëve tjetër.

Bazuar në diametrin e shtëllungës, gjatësinë dhe dendësinë në tërësi, juria vendosë se kush është fituesi.

Pos garuesve, në këto aktivitet marrin edhe të tjerë që nxjerrin tymin në rrathë apo edhe forma tjera atraktive, si dhe shumë shikues. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat