Kafshimit të këtyre kafshëve askush nuk i ka shpëtuar

Ndryshe

Kafshimit të këtyre kafshëve askush nuk i ka shpëtuar

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 18:16
ilustrim

Të kërkosh rrezikun vdekjeprurës dhe forcën e kafshimit të ndonjë kafshe është punë pa mend dhe shumë lehtë e gabuar.

Nëse dikush ju thotë të imagjinoni një gojë të madhe plot dhëmbë të ashpër sikur thika, me siguri se do të mendoni për filmat e Godzillës, por nëse ju pyet dikush se cila nga këto kafshë janë reale, atëherë për një moment do të mendoheni më shumë.

Shkencëtarët janë marrë seriozisht me këtë çështje dhe kanë nisur hulumtimin e predatorëve më të mëdhenj të ditëve të sotme.

SI zakonisht, nuk bëhet fjalë vetëm për madhësinë, kështu që balena me gojën më të madhe në mbretërinë e kafshëve është ajo e Grenlandës. Megjithatë, kjo lloj kafshe nuk kafshon aspak.

Shkencëtarët thonë se për kafshim nevojiten jo vetëm gojë e madhe, por edhe dhëmbë të mprehtë dhe muskuj të fuqishëm.

Po ashtu, balena e kaltër është gjallesa më e madhe në botë, por as ajo nuk ka kafshim të fuqishëm për një arsye të vetme- nuk ka dhëmbë.

Në vend të tyre, ka një strukturë të rrjetës me ndihmën e së cilës filtron ushqimin nga uji i detit.

Sipas Olivier Lambert nga instituti belg i shkencave natyrore, kandidati më serioz për titullin e kafshimit më vdekjeprurës nuk është balena, por gjallesa, e cila gjahton balenat.

“Gjallesa më e madhe, e cila gjahun e vet e kap me dhëmbë dhe e bën copë-copë është balena vrasëse”, pohon Lambert. Paradoksale, balena vrasëse absolutisht nuk është balenë, por një lloj i delfinit, që rritet deri në rreth metra gjatësi.

Ai ka pesëdhjetë dhëmbë të ashpër me të cilët bëjnë kërdi mbi gjahun e tij, i cili kryesisht përbëhet prej fokave dhe balenave.

Stephen Wroe nga Universiteti në Anglia e Re në Australi, së bashku me kolegët, ka llogaritur simulimet përmes kompjuterit për të vlerësuar fuqinë e kafshimit të peshkaqenit të bardhë.

Simulimet treguan se peshkaqeni më i madh detare mund të arrijë forcën e kafshimit prej 18.216 Newton, që i bie 1.317 N sa është forca e kafshimit të njeriut.

Nga ana tjetër, disa studime të mëhershme kanë nisur testimin mbi kafshët reale.  Gregory Erickson nga Universiteti në Tallahasse ka matur dhe krahasuar fuqinë e kafshimit të 23 lloje të krokodilëve dhe me këtë rast ka vërejtur se kafshimi më i fuqishëm ka qenë ai i krokodilit detar prej 16.414 N.

Edhe pse është më i vogël se sa kafshimi i peshkaqenit të bardhë, në këtë rast janë përdorur të dhëna reale dhe jo vlerësime bazuar në simulime kompjuterike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat