Kjo është gjallesa në tokë që iu ngjason jashtëtokësorëve

Ndryshe

Kjo është gjallesa në tokë që iu ngjason jashtëtokësorëve

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:21
Oktopodët

Mund të keni frikë, mund të mahniteni, por assesi nuk mund të kundërshtoni inteligjencën e tyre.

Oktopodët mund të spërkatin me ujë dritën e akuariumit, e cila i nervozon, derisa të mos krijojnë lidhje të shkurtër dhe ta shuajnë.

Mund të dallojnë edhe njerëzit, madje edhe ata që veshin uniforma të njëjta.

Jeffrey Smith, profesor i filozofisë në Universitetin në Sidnej dhe City në Nju Jork, thotë se këto lloj gjallesash janë më të afërtat me jashtëtokësorët prej të gjitha gjallesave që jetojnë në tokë.

“Oktopodët janë gjallesat më komplekse dhe kanë mijëra neurone, por asgjë më shumë”, tha ai.  Kjo do të thotë se me njerëzit nga kuptimi evolutiv, kanë shumë pak të përbashkët.

Sytë, ekstremitet dhe truri i tyre është i zhvilluar ndryshe dhe duke iu falënderuar kësaj kanë zhvilluar aftësi impresionuese njohëse.

“Jashtëtokësori i vërtetë do të ishte gjallesë e ndjeshme dhe nuk do të kishte paraardhës të përbashkët me ne, por do të zhvillohej plotësisht në mënyrë të pavarur”, ka thënë Smith, i cili ka shkruar librin për vetëdijen te oktopodët.

“Nëse asnjëherë nuk takojmë jashtëtokësorë, oktopodët do të jenë aproksimacioni më i mirë i tyre, pasi që ata janë në lidhje historike, e cila ka ekzistuar para shumë kohësh”, shton ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat