Fëmija 5-vjeçar hap vezën prej çokollate por ajo çfarë gjen brenda shokon prindërit e tij

Ndryshe

Fëmija 5-vjeçar hap vezën prej çokollate por ajo çfarë gjen brenda shokon prindërit e tij

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 21:37
Fëmija 5-vjeçar ka hapur paketimin plastik të dhuratës dhe ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal, shkruan britanikja “Metro”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku një fëmijë i pasionuar pas vezëve prej çokollate, lodrat e të cilave i bënte koleksion, ka gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar.

Fëmija 5-vjeçar ka hapur paketimin plastik të dhuratës dhe ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal, shkruan britanikja “Metro”

Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme.

Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllain se çfarë ishte.

“Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast.

Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat