Jeton në furgon shkaku i qirasë së shtrenjtë

Ndryshe

Jeton në furgon shkaku i qirasë së shtrenjtë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:01
Elieah Ohning

Elieah Ohning nga Amerika ishte aq e ngopur me shumën që ua paguante qiradhënësve të saj, aq sa vendosi që të jetojë në furgon.

Furgoni i saj prej katër metrash i gjatë dhe 1.73 metra i gjerë, si dhe 1.88 metra i lartë, përbëhet nga dollapë, një tavolinë dhe një ngrohëse.

Sipas një video në Barcroft TV, Ohning planifikon që ta ndërtojë një kabinë për dush.

Ajo e bleu këtë furgon për 10 mijë dollarë, dhe ka shpenzuar 7 mijë dollarë që ta modifikojë atë, dhe beson se renovimet e reja do t’i kushtojnë diku nga 3 mijë deri në 4 mijë dollarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat