Notonin në det dhe përnjëherë uji u bë i përgjakur

Ndryshe

Notonin në det dhe përnjëherë uji u bë i përgjakur

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:15
Pamje nga video

Plazhi Cape Cod në SHBA u evakuua pasi një peshkaqen e sulmoi një fokë gati në breg. Turistët të cilët në atë moment gjendeshin në plazh mbetën të shokuar.

Njerëzi kanë vërejtur se si u trazua uji, e më pas rreth 20 metra larg plazhit e panë peshkaqenin se si po e kafshon fokën. Peshkaqeni e përcillte fokën dhe e sulmoi, dhe së shpejt uji e fitoi ngjyrën e kuqe nga gjaku.

Në sulmin e peshkaqenit nuk kishte viktima në njerëz, por të pranishmit ishin të tmerruar me pamje.

“Do të më duhet një kohë mjaftë e gjatë para se të vendosë që të hyjë përsëri të notoj”, ka deklaruar njëri nga dëshmitarët okularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat