Predikuesi fetar shpallet fajtor për përdhunim

Ndryshe

Predikuesi fetar shpallet fajtor për përdhunim

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 12:47
Ilustrim

Një predikues fetar i njohur në Indi është shpallur fajtor për përdhunim e dy grave në vitin 2002 në selinë e grupit të tij Dera Sacha Sauda në qytetin Sirsa.

Gurmeet Ram Rahim Singh do të paraqitet sot në një gjykatë në Panchkula për të dëgjuar vendimin.

Rreth 100,000 mbështetës të tij kanë ardhur në Chandigarh në veri të Indisë para ardhjes së tij në gjykatë, raporton BBC. 

Ata u mblodhën në parqe, rrugë dhe plazhe për të pritur vendimin.

Për shkak se adhuruesit 50-vjeçarit  mund të shkaktonin trazira mijëra ushtarë, policë dhe forca paramilitare janë gjendur përpara gjykatës për të ruajtur qetësinë.

Gjykata e lartë në shtet i ka kërkuar qeverisë të përdorë forcën, nëse është e nevojshme, për të kontrolluar turmat, si edhe është kërkuar shërbimet e internetit të pezullohen në disa zona.

Përveç akuzave për përdhunim, Singh ishte gjithashtu nën hetim lidhur me akuzat se ai ka bindur 400 nga dishepujt e tij meshkuj për t’u nënshtruar tredhjes, akuza që ai i ka mohuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat