“Metoda” që duhet të përdorin prindërit e gjatë, për fëmijët që nisin të ecin

Ndryshe

“Metoda” që duhet të përdorin prindërit e gjatë, për fëmijët që nisin të ecin

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 23:14
40-vjeçari shfrytëzon një rreth të lojës, në të cilin mbahet i biri tij dhjetëmuajsh dhe ky nuk ka nevojë të përkulet.

Gerry Bell nga Ontario e Kanadasë, ka treguar se si kujdeset dhe ndihmon fëmijën e tij të vogël, që ka nisur të hedh hapat e parë.

Meqenëse është shumë i gjatë, 40-vjeçari shfrytëzon një rreth të lojës, në të cilin mbahet i biri tij dhjetëmuajsh dhe ky nuk ka nevojë të përkulet.

“Të gjithëve që ua tregova, e vlerësuan si ide të mirë dhe janë të mërzitur pse nuk e kanë përdorur kur fëmijët e tyre ishin të vegjël”, ka shkruar Bell lidhur me rastin.

Shikuesit e kanë komplimentuar atë për idenë e zgjuar, që është praktike dhe lehtë e realizueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat