Andrey Usoltsev nga Samara e Rusisë, nuk mund t’i besonte syve kur para tij kaloi një burrë, që mbante një tigër të lidhur me zinxhirë.
Të pranishmit janë tmerruar nga kafsha e egër, duke u frikësuar se mund të sulmojë këdo që i del përpara.
“Nuk është e zakonshme që të shohësh në qytet një mace të madhe, ishte e frikshme edhe pse ndodhesha në veturë”, ka thënë Usoltsev.
Por, shikuesit e videos kanë thënë se ai është stërvitës cirku dhe gjithçka ishte nën kontroll.