Kirurgët nga stomaku i pacientes nxjerrin një kilogram flokë

Ndryshe

Kirurgët nga stomaku i pacientes nxjerrin një kilogram flokë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 13:22
Ilustrim

Një vajzë nga India peshonte vetëm 30 kilogramë para se nga stomaku i saj të nxirrej një tufë e madhe flokësh.

Pacientja 20-vjeçare vuante nga sindroma Rapunzelov, një gjendje e rrallë ekstreme, e cila krijohet përmes ngrënies së flokëve, transmeton KosovaPress.  Mjekët e spitalit "Raxhavadi" në Mumbai thanë se vajza ishte lajmëruar për shkak të dhimbjeve në bark dhe vjelljes. 

Ata kanë nxjerrë nga stomaku i vajzës flokë në gjatësi prej 25 centimetrash dhe të gjera rreth 12 centimetra. 

Kirurgët thanë se vajza tash është në gjendje më të mirë, transmetojnë mediat britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat