Qeni kishte ngrënë kokainë, ja çka i bëri pronarit

Ndryshe

Qeni kishte ngrënë kokainë, ja çka i bëri pronarit

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 09:25
Hetimet kanë zbuluar se qeni kishte prani të kokainës në gjak

Një qen i racës angleze që e kishte mbytur pronarin e tij duke e kafshuar në qafë kishte marrë kokainë, raporton gazeta "The Guardian".

Sipas raportit, pronari i qenit, Mario Perivoitos, kishte vdekur në shtëpinë e tij në Londër, pasi gjatë kohës sa ai po bashkëpunonte me gazetarët e BBC-së për një dokumentar lidhur me drogën, qeni i tij me emrin Major, e kishte sulmuar brutalisht duke ia çarë fytin me dhëmbë, ngjarje kjo që ndodhi në muajin mars, para syve të gazetarëve të BBC-së.

Hetimet kanë zbuluar se qeni kishte prani të kokainës në gjak, që sipas veterinarëve, mund të kishte qenë faktori që ai të mbyste pronarin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat